



Sot, më datë 02.11.2021 (e martë), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e zhvilloi mbledhjen e rregullt të 117-të, me më shumë pika nga Programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.
Ndër të tjera, Qeveria miratoi sot edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet të dy vendeve, i cili vjen si propozim nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të reduktohet koha e pritjes në pikat kufitare dhe synohet që të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve në mes të dy vendeve.