Tottenham ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Wolves.
Spurs ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.Goli i vetëm në këtë takim, që për Tottenhamin vlen tre pikë ishte nga mesfushori Dele Alli, që ishte i saktë nga pika e bardhë (9′)
Tottenham kishte edhe disa mundësi tjera të arta, por që ishin të pasuksesshme.Ndërkohë, Wolves gjithashtu ndërtoi disa aksione të bukura, që nuk u konkretizuan, siç ishte Adama Traore që dështoi të shënonte një kundër një ndaj Lloris.
Ndërkohë, edhe sulmuesi Harry Kane që vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Man City gjithashtu hyri në lojë në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Wolves në vendin e 17-të pa pikë.