Vendos goli i Jesus, Man City i shkakon humbjen e parë Chelseas

Manchester City ka fituar derbin anglez. Man City ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 1-0.

Marketing

‘Citizens’ e nisën ndeshjen me dominim të lehtë dhe patën disa mundësi të mira shënimi.

Megjithatë pavarësisht rasteve që patën pjesa e parë u mbyll pa gola. Ekipi i Pep Guardiolas ishte më insistues edhe në pjesën e dytë ku nuk vonoi shumë edhe Gabriel Jesus zhbllokoi rezultatin.

Pas një tollovie në 16-metërsh më së miri u gjet në zonë Jesus që i dha epërsinë ekipit të tij.

Deri në fund Chelsea u munda të barazoj rezultatin por pa sukses. Man City me këtë fitore tani renditet e dyta me 13 pikë, ndërsa Chelsa zbret në pozitën e tretë me pikë të njëjta.