Vendoset e ardhmja e Osimhen, sulmuesi nigerian drejt transferimit në Arabinë Saudite

Një nga lojëtarët më të përfolur këtë merkato ishte Victor Osimhen, me sulmuesin nigerian që prej kohësh ishte nxjerrë në shitje nga Napoli.

Marketing

Duket se klubi “azzurri” më në fund e ka gjetur zgjidhjen për të, duke pranuar ofertën marramendëse të ardhur nga Arabia Saudite.

Ai do të kalojë te Al Ahli për 80 milionë euro, teksa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, ku do të fitojë 25-30 milionë euro në sezon.

Tashmë çdo gjë mbetet në dorën e Osimhen, i cili pritet të japë dritën jeshile shumë shpejt.

Marketing