Pas 60 viteve, në Butel do të ndërtohet çerdhe e re që do të mund të pranojë mbi 200 fëmijë, ndërsa investimi do të jetë prej rreth 100 milionë denarëve, përcjell TV21. Sot u hodh gur themeli ku mori pjesë kryeministri Mickoski, ministri për politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani dhe kryetari komunës së Butelit, Darko Kostovski.
“Qeveria e re dhe Ministria për politikë sociale, demografi dhe rini do të punojnë për avancimin e politikave dhe përmirësimin e kushteve të mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr nga interesi më i mirë për fëmijët dhe shtet. Shumë herë është thënë se fëmijët janë pasuria jonë më e madhe dhe ardhmëria jonë, andaj duhet të kemi qasje të hapur ndaj tyre”, tha Fatmir Limani, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
“Me këtë hap të madh do të krijojmë kushte të reja dhe moderne për fëmijët e moshës parashkollore, do të kemi një çerdhe të re dhe moderne në hapësirë prej 1800 metrave katrore, me kapacitet për mbi 200 fëmijë. Me të vërtetë Buteli 2 e meritoi këtë dhe dua të theksoj se gëzohem që gjatë mandatit tim që m’ia dhanë qytetarët e komunës së Butelit, do të fillojmë dhe do të përfundojmë dy çerdhe të reja, në fazë përfundimtare është çerdhja në Butel 1”, u shpreh Darko Kostovski, kryetar i Butelit.