Vendoset gurthemeli për vendkalimin e ri kufitar Bellanoc – Stançiq

Me praninë e ambasadorëve të BE-së, ministrave dhe kryetarëve të komunave të Gjilanit dhe Likovës u vendos sot gurthemeli për hapjen e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq.

Marketing

Në këtë ceremoni përveç zyrtarëve të lartë ishin edhe banorë të zonave të cilët thanë se e kanë mirëpritur këtë akt dhe se ata shpresojnë se sa më shpejt do të hapet kjo pikë kufitare.

Por në emër të Qeverisë së Maqedonisë foli zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

“Sot vendosëm gurthemelin në vendkalimin e përbashkët kufitar dhe për një objekt shprehimisht të përbashkët të të dyja shteteve, e bënë këtë projekt më një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm politik edhe për marrëdhëniet e shkëlqyerat mes dy vendeve, të cilat me këso projektesh sa vijnë e po thellohen“ ,tha Osmani.

Sipas tij, ky projekt ka rëndësi për popullatën lokale të komunës së Likovës në Maqedoni si dhe të Gjilanit në Kosovë, por në përgjithësi edhe për popullatën vendore të kësaj ane.

“Përmes këtij vendkalimi ka për tu lehtësuar qarkullimi i përbashkët i qytetarëve të këtyre komunave dhe komunave fqinje, gjë që është parakusht edhe për rritjen e shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes këtyre zonave, potencial i fuqishëm për të bërë biznes e për të siguruar mirëqenie e prosperitet ekonomik. Pra ky objekt ,ka për të reflektuar në rritjen e treguesve ekonomik –tregtar të bashkëpunimit dypalësh, me benifite evidente për të dyja shtetet dhe qytetarët“, theksoi Osmani.

Autoritetet e Prishtinës dhe Shkupit shprehën mirënjohje të thellë Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, përmes Ambasadorit Evropian të Maqedonisë dhe Kosovës, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova.

Në vendosjen e gurthemelit të pikëkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, përskaj Zëvendskryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj ,morën pjesë edhe Ambasadorët e Europës Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova, ministri i Ambientit Jetësor, Bujar Osmani, kryetari i Gjilanit, Lutfi Aziri, kryetari i Likovës Erkan Arifi si dhe ministra të tjerë të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve vendkalimi kufitar pritet të hapet deri në fund të këtij viti, pasi që punimet planifikohet të jenë intensive.

Marketing