Një incident ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në lagjen “Butel” të Shkupit në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”.
Aktualisht policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrolle në vendngjarje.
“Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 është raportuar se në rrethinën e Çairit, katër persona të cilët kanë ardhur me një automjet, kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por kanë dështuar”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga ana e policisë dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.