Vendoset skulptura “Kujtim i hidhur i fëmijërisë” në Parkun “Ukraina”

Me një ceremoni modeste, por domethënëse, Komuna e Çairit organizoi sot në Parkun “Ukraina” vendosjen e skulpturës “Kujtim i hidhur i fëmijërisë” – një homazh për fëmijët viktima të Holodomorit në Ukrainë (1932–1933) dhe një thirrje për reflektim ndaj pasojave tragjike që sjellin luftërat dhe padrejtësitë.

Marketing

Ngjarja u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shkup dhe u nderua me praninë e Ambasadores, znj. Larisa Dir, e cila theksoi rëndësinë e miqësisë dhe solidaritetit ndërmjet popujve. Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, theksoi se ky akt simbolik është dëshmi e përkushtimit të Komunës për promovimin e paqes, kujtesës historike dhe vlerave humane.