Venezia – Lazio, ky është vendimi për Muriqin

Pritej që pas mungesës së Ciro Immobile, sulmuesi prizrenas të startonte sonte, por Sarri ka vendosur që Muriqi të jetë në stol, shkruan Insporti.

Marketing

Sarri duket ta ketë humbur plotësisht besimin në sulmuesin e Kosovës Muriqi, i cili në dy ndeshjet e fundit ku po mungon Immobile, Muriqin po e zëvendëson me Felipe Anderson.

Ai ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë edhe sonte kundër Venezias, duke e lënë Muriqin në stol sërish.

Muriqi i ka luajtur vetëm 206 minuta futboll në Serie A në këtë pjesë të parë të sezonit 2021/22, duke e dhënë një asist por asnjë gol.