Ventura harron Italinë, kërkon ekipin e ri

Giampiero Ventura dëshiron të rikthehet si trajner.

Marketing

“Pas ndeshjes Italia-Suedi, nuk shkoj më të bëj pazar tek IKEA (firmë e njohur suedeze)”. E nis me një batutë ish-trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura, intervistën në një radio italiane, ku fillimisht komentoi ciklin e ri të të kaltërve të nisur me Roberto Mancinin. Të shtunën do të luhet takimi i parë i Nations League ndaj Polonisë.

“Përfaqësuesen e ndjek me shumë pasion, si tifoz i madh i saj. Shpresoj që Mancini të ketë mundësi të punojë elementët që kanë potencial. Të rinjtë tanë luajnë pak, edhe në nivel ndërkombëtar, megjithatë mund të them se është një brez i ri më shumë talent, që kur të nisin të dalin në pah, do të jetë shumë mirë për të ardhmen e Italisë.”

Plagë e hapur: “Është e vështirë ta harrosh zhgënjimin, sepse ajo që ndodhi është epokale. Më kanë mësuar që në futboll fitojnë 11 dhe humbasin 11. Ndërgjegjen profesionale e kam të pastër. Tavecchio? Nuk kam folur më me të, s’dua të flas më shumë.”

Një fillim i ri? Kam dëshirë të nis një aventurë të re. Për mua ishte një verë shumë e gjatë, por e kam gjetur adrenalinën. Kam një ndjenjë të brendshme, një dëshirë të flaktë se mund të jap akoma shumë në futboll. Pata një ofertë konkrete nga Seria A, biseduam dhe më pas i ndalëm kontaktet. Kam dëshirë të punoj në futboll dhe të jap disa përgjigjja, nëse do të më jepej mundësia, do të nisesha edhe nga Seria B.

Marketing