Veprim i mirë i katër fëmijëve në Vushtrri, kuletën e gjetur me para e dorëzojnë në Polici

Katër të rinj- fëmijë të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri.

Marketing

Ky gjest i mirë, është raportuar të mërkurën rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë thotë se i është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm.