Veprime të turpshme ndaj një të miture/ Policia kap 76-vjeçarin pervers

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një rasti të rëndë ku një i moshuar kryen veprime të turpshme ndaj një të miture.

Marketing

Pamjet e rënda ku shihej i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime janë publikuar fillimisht në rrjetet sociale.

Policia njofton se ka identifikuar dhe ndaluar të moshuarin pervers për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Ndërsa kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Reagim i DVP Tiranë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.