Praninë në Gostivar, veprimtari Koço Danaj e ka shfrytëzuar për takime me miqtë e tij të vjetër. Një nga ata është e veprimtari Gjezmi Shazivari nga Simnica e Gostivarit.
“Sot pata kënaqësinë që të takohem me shokun e mikun tim të hershëm Koço Danaj. Nuk mund të shkoji prej Gostivari Gjezmi e pa mos u takuar me ti më tha në telefon Koço Danaj, me veprimtarin Koço Danaj njifemi që në vitet e 90 të organizimeve që i bënim për luftën në Kosovë.
Si gjithmonë me mikun e bashkëveprimtarin Koço Danaj biseduam për zhvillimet politike në trojet tona. Biseduam e i sqarova për situatën edhe në Gostivar ku gjatë zgjedhjeve lokale e përkraha Arben Taravarin e Aleancën me qëllim që tu mundojm të rive të vijnë në shprehje po politika e tyre sot është kundër asaj për të cilën ne kemi punuar e kemi sakrifikuar gjithë jetën tonë bashkë edhe me Koço Danajn.
Gjatë bisedës na u bashku edhe Bekim Çelebiu drejtori i gjelbërimit prej Aleancës që i dëgjoi ata që i sqarova Koço Danajt por nuk pati guximin të ulej me ne në tavolinë kryetari turkofil Arben Taravari. Ne bashëveprimtarët ashtu si kemi punu e kemi vepru më herët do të vazhdojmë të punojmë e të angazhohemi për të mirën e këtij vendi e jo si turkofilat e shpirtë prishurit që vetëm të keçen ja kanë dashur kti vendi”, shkruan Gjezmi Shazivari në fb.