Shpresa për fillimin e bisedimeve në pranverë duket të jetë reale, tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, pas takimit me komisionerin për zgjerim, Oliver Varheyli, në Bruksel. Osmani ka siguruar komisionerin për zgjerim se qeveria do të vazhdojë me realizmin e reformave, të cilat Bashkimi Evropian kërkon t’i përfundojmë para se të fillojnë bisedimet. KE është njoftuar edhe për planet aksionare për rekomandimet e Venecias. Sipas Osmanit, është siguruar mbështetje e plotë e formës së implementimit të rekomandimeve nga Komisioni Evropian.
“Biseduam edhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe këtu komisioneri ishte decid se plani ynë që rekomandimet e Venecias të implementohen nëpërmjet plan-veprimeve konkrete dhe përmirësimit të kapaciteteve nëpër institucione është i mirë dhe komisioni e mbështet.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.