Vero, Tineks, Kam, Reptil dhe Lidhja e Odave Ekonomike, kanë bërë “bashkim karteli” që të ndikojnë në çmimet

Marketet VERO, TINEKS, KAM, REPTIL dhe Lidhja e Odave Ekonomike kanë lidhur marrëveshje të ndaluar për të ndikuar në çmime, gjë që paraqet shkelje të konkurrencës. Komisioni për mbrojtje të konkurrencës solli përfundime për ngritjen e procedurave kundërvajtëse. Zbuloi se katër rrjetet e marketeve kanë bërë bashkim karteli që të ndikojnë në çmimet në marketet. Komisioni mendon se Lidhja e Odave Ekonomike është pjesëmarrës në marrëveshjen e ndaluar. Sipas konkluzionit, persona nga Oda e kanë gënjyer Komisionin dhe kanë fshehur informacione. Nëse konstatohet se është bërë shkelje, të katër marketet do të gjobiten sipas nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ose me 10% të vlerës së totalit të të ardhurave vjetore të realizuara në vitin e fundit të punës. Kryetari i Odës së tregtarëve pranë Lidhjes së Odave ekonomike, Sasho Dukovski në emisionin Biznes21 i hodhi poshtë këto pohime si të pasakta, duke thënë se punojnë sipas ligjeve. Bisedën me Dukoskin do të mund ta ndiqni nesër në orën 21.30 në emisionin Biznes21.

Marketing

“Komenti im për këtë është i njëjtë si në fillim, se ne punojmë në përputhje me ligjin, që është plotësisht pohim i pasaktë, gjë që shpresoj se gjatë procedurës do të dëshmohet. Ndërsa nga ana tjetër po shpërndajmë definicione spekulative si “bashkim karteli”, apo sido që të quhet…
-Është hapur procedurë kundërvajtëse, dënimet janë dhjetra miliona euro për këto kompani dhe për Odën. Kartelat janë në vend tjetër, këtu mundemi të prejudikojmë çfarë të duam. Unë ju thash se diçka e tillë nuk ka ndodhur, nuk është e saktë për ndonjë bashkim, ndonjë marrëveshje”, tha Sasho Dukoski – kryetar i Odës së Tregtarëve pranë Lidhjes së Odave Ekonomike.