vërshimi edhe falë ekipeve të zjarrfikësve në ato shtëpi banuese tërhoqëm ujin edhe është intervenuar edhe në pastrimin e mbetjeve. Gati 10 shtëpi janë në Tearcë edhe po aq thuajse janë në Neproshten. Pika kritike ka qenë tek lumi në Neproshten ku arritëm me mjetet tona që kemi në dispozicion të shmanget rrjedhja jashtë shtratit të lumit në Neproshten që arritëm ta sanojmë me sukses”, tha Neziri.
Në ndërkohë, në shumë shtëpi uji ka depërtuar edhe në bodrumet e tyre. Familjarët kanë pastruar gjatë tërë kohës, për të evituar dëmet dhe për pastruar ujin e grumbulluar në shtëpitë e tyre. Pamjet e një nate më ishin të tmerrshme për banorët e komunës së Tearcës të cilët fatmirësisht përveç dëmeve në infrastrukturë nuk kishin dëme në njerëz. Kryetari I komunës së Tearcës ka bërë të ditur se dëmet do të kompensohen por duhet që në të ardhmen të punohet më shumë në parandalimin e vërshimeve. Dëme janë regjistruar edhe në fshatrat Neproshten dhe Sllatinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme është vështirësuar qarkullimi në rrugën Tetovë-Jazhincë, në rajonin e komunës së Tearcës, kur edhe disa rrugë lokale kanë qenë të bllokuara sidomos rreth objektit të komunës së Tearcës. Gjatë ditës së enjte makineria e angazhuar nga komuna e Tearcës, ka filluar me largimin e mbetjeve nga rrugët. (koha.mk)