Versioni i dytë i ndryshimeve të Ligjit për ndalim të korrupsionit në shqyrtim në opinion

Versioni i dytë i ndryshimeve të Ligjit për ndalim të korrupsionit, me pritje të propozimeve dhe komenteve për përmirësim te tekstit sot është shpallur në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregullave – RVEK.

Marketing

“Duke e marrë parasysh ligjin e vlefshëm për ndalim të korrupsionit është sjellë në vitin 2002 dhe është ndërruar shtatë herë, është perceptuar se ndryshimet të cilat janë propozuar do të tejkalojnë 1/3 të tekstit ligjor që nga aspekti juridik-ligjdhënës kërkon sjellje të ndryshimeve si tekst të ri ligjor”, thonë në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Për këto arsye në shqyrtim të plotë të opinionit, siç thonë, e vendosin tekstin ligjor i cili i bashkon Ligjin për ndalim të korrupsionit dhe Ligjin për ndalim të përplasjes së interesave.

Nga Ministria e Drejtësisë potencojnë se me ndryshimet dhe plotësimet vendosen procedura transparente për zgjedhje të KSHNK-së me pjesëmarrje të sektorit joqeveritar dhe mediave.

“Në këtë drejtim janë propozuar dy procedura alternative. Ndërrohen kriteret për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të KSHNK-së për shkak të depolitizimit të funksionit të tyre dhe përforcohen kompetencat e KSHKN-së dhe rritet financimi i tyre”, thuhet në kumtesë.

Me ndryshimet dhe plotësimet garantohet qasja e KSHNK-së deri te të dhënat e kërkuara për personat zyrtarë dhe partitë politike, me qëllim të konfirmimit të gjendjes pronësore dhe keqpërdorimin e financimit të fushatës dhe partive.

Gjithashtu vendoset obligim të gjitha organet shtetërore të përgjigjen në kërkesat për informata të KSHKN-së, vendosen afate të sakta për veprim të KSHKN-së pas kundërshtimeve për financim të fushatës zgjedhore për keqpërdorim të mjeteve buxhetore pas shpalljes së zgjedhjeve, jepen kompetenca për kontroll në marrëveshjet për furnizime publike në rast të dyshimit për korrupsion me çka zgjerohet përfshirja kohore edhe jashtë periudhës zgjedhore dhe vendoset obligim për shpallje publike të listës anketuese në periudhën prej dy viteve pas ndërprerjes së funksionit dhe paraqitjes së ndryshimeve në gjendjen pronësore në këtë periudhë.

Në tekst, siç shtojnë nga Ministria e Drejtësisë, implementohen rekomandimet e GREKO-s të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet e rregullores ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribesë si dhe rekomandime e tjera nga ekspertët.

Nga Ministria e Drejtësisë u bëjnë thirrje ekspertëve, partive politike dhe organizatave civile t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përmirësimin e tekstit.