Verstappen shton rivalitetin: Pikëpamja ime për Mercedes dhe Hamilton ka ndryshuar për të keq

Max Verstappen ka ndezur atmosferën para garës së fundit të këtij sezoni në Formula 1.

Marketing

Piloti holandez, Verstappen, ka thënë se opinioni i tij për kampionin Lewis Hamilton dhe skuadrën e Mercedes ka ndryshuar këtë vit.

Anëtari i Red Bull thotë se ata i kanë lënë përshtypje të keqe dhe kështu ka një mendim më të keq për ta.

“Pak a shumë po”, ishte përgjigja e Verstappen, i pyetur nëse ka ndryshuar mendim për Hamilton, transmeton lajmi.net. “Dhe jo në një aspekt pozitiv”, shtoi holandezi.

Verstappen dhe Hamilton patën një garë të nxehtë vikendin e kaluar në Arabi, kur britaniku fitoi në fund. Mes tyre pati edhe një përplasje brenda pistës, nga e cila u penalizua holandezi.

Titulli i kampionit vendoset këtë vikend në Abu Dhabi, me dy pilotët që futen në garë me pikë të barabarta.

Marketing