Vesel Memedi: Nëse unë jam BDI, Ziadin Sela është PDSH

Ish partnerët e koalicionit, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Vesel Memedi nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) akuzojnë njëri tjetrin se njëri është pjesë e BDI-së kurse tjetri është pjesë e PDSH-së.

Marketing

“Aleanca për Shqiptarët është përballur me një problem, përfaqësimi në Parlament nuk reflekton përkrahjen që Aleanca për Shqiptarët ka në terren dhe te votuesit shqiptar. Natyrisht ne jemi subjekt politik i shfaqur në skenën politike, kemi marrë tre deputetë në zgjedhjet e 2016-tës, ai tjetri është bërë pjesë e BDI-së – është e drejtë e tij, është shumë e ulët, shumë e ligë, kuptohet por ne nuk jemi organizatë kriminele që t’i kushtëzojmë deputetët, nga veprimi që bëri ai u përball në zgjedhjet lokale dhe e pa se sa peshë dhe sa përkrahje ka, në ndërkohë që jemi subjekti i dytë shqiptar si rezultat i zgjedhjeve të fundit lokale te blloku politik shqiptar”, tha Sela gjatë emisionit të mbrëmshëm “200” në Alsat M.

Sot është kontaktuar Memedi, për të deklaruar qëndrimin e tij në lidhje me akuzat e Selës për atë se ai është bërë pjesë e BDI-së, por ai si kundërpërgjigje ndaj kësaj, tha se Sela është pjesë e PDSH-së.

“Nuk merrem me njerëz të tillë. Nëse thotë se une jam pjesë e BDI-së, ai është pjesë e PDSH-së”, tha shkurt Memedi për Portalb.

Ndryshe, partitë në fjalë në zgjedhje e vitit 2016 fituan bashkëshirsht 3 deputetë. Aleanca për Shqiptarët më pas doli nga Qeveria, ndërkaq partneri i saj i koalicionit, RDK, mbeti pjesë e shumicës parlamentare.

Marketing