Veseli flet për vendimet e qeverisë Kurti: Stuhitë e largimit të njerëzve nga puna nuk janë të mira

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur për vendimet e qeverisë Kurti, lidhur me largimin nga puna të zyrtarëve të ministrive dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Marketing

Veseli ka thënë se PDK ka qenë në pushtet përgjatë 12 viteve, mirëpo që nuk ka larguar njerëz nga puna.

“500 mijë euro duhet të shpenzohen vetëm për qejfin e dikujt [Agim Veliut] që dëshiron të akomodohet në Prishtinë. Ata [kandidatët e LDK-së dhe VV-së për kryetar të Podujevës] do të vazhdojnë të mendojnë për vetveten e tyre dhe jo për juve – qytetarë të Podujevës”, ka thënë ai.

Ai këto komente i ka bërë në Podujevë, në ceremoninë e promovimit të kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Naim Fetahu.

Për këtë të fundit, Veseli ka thënë se është kandidat që i ka mbajtur të gjithë përgjegjësitë, dhe ka sjellë investime në Podujevë.

“Naimi Fetahu i cili është kandidat, të gjitha përgjegjësitë që i ka mbajtur, është munduar që të sjellë investime në komunën e Podujevës. Jemi krenar që shumica e këtyre projekteve të mëdha e kanë vulën e PDK-së”, tha ai.