Veseli godet BE-në: Po na e merrni rininë e s’po na i jepni vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh i pari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për medie tha se çdo vonesë e Bashkimit Evropian për mos liberalizimin e vizave për kosovarët do ta dëmtonte edhe kredibilitetin e vet BE-së.
Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret që liberalizimi i vizave të ndodhë.

Marketing

“Çdo vonesë që po ndodh nga BE për vendin tonë për liberalizimin e dëmton vet kredibilitetin e BE-së karshi edhe vendeve anëtare të BE-së. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që është dashur, por ai është vendim i BE-së i cili nuk është nderu. Jemi vendi i vetëm që jemi pa viza”, tha Veseli.

Ai gjithashtu ka pasur edhe disa kritika në drejtim të BE-së.
“Në të njëjtën kohë po na marrin edhe të rijnë, kjo është pak shqetësuese ku mijëra të rinj po i marrin, po u japin viza pune, e nuk po na i japin liberalizimin e vizave”, përfundoi Veseli.Ndryshe gjatë ditës së sotme Parlamenti Evropian do të votojë për hapat e mëtutjeshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marketing