Veseli: Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë do mbetet zemra dhe krenaria e Kosovës

Në një debat në Mitrovicë, për fazën finale të dialogut, e ku po marrin pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përsëritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.

Marketing

“Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazarave për këmbim territoresh me Serbinë”, tha Veseli.

Më tej, ai ka shtuar se , këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës.
“Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shume e njohin e duan vetëm për interesa te tyre te kufizuara jo ne interes te Mitrovices, as Mitrovicaseve! Janë zëra që nxisin panikë tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave anti Kosovë. Janë zera prorus, janë zëra pro serb, te mbushur plot patriozitëm. Këta zëra armiqësor duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë. Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket.

“Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës” ka thënë ai. Ai tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mirrovicës për të treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se shteti i Kosovës do te mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e gënjeshtra”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka përmendur se në këtë qytet do te ketë investime të mëdha.

Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt të ideuar nga ai e qe parasheh investime në të dy anët e Ibrit. Ky projekt parasheh ndërtime të larta banimi dhe biznesore e kulturore.

Marketing