Veseli ndërpret vizitën në Londër, kthehet në Prishtinë për shkak të problemeve brenda PDK-së?!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para pak minutash ka mbërritur në Prishtinë.

Marketing

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se kreu i PDK-së, ka ndërprerë vizitën e tij në Britaninë e Madhe.

Sipas po të njëjtave burime, Veseli është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht zhvillimet politike.

Kjo për faktin se dy ministra të PDK-së, kanë ofruar dorëheqje ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe Bedri Hamza i Financave.

Kujtojmë faktin se Veseli kishte shkuar ditën e dielë në Londër, për takime zyrtare.

Ndryshe, kreu i PDK-së kishte planifikuar të bisedonte me zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Konservatore britanike./Indeksonline/

Marketing