Veseli: Nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo është luftë e drejtë në qëllim dhe veprime.

Marketing

“Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë. Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet”, shkruan Kadri Veseli në rrjetin social Facebook.