Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake ka pasur efektin e saj.
Në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova duhet treguar e mençur që të mos humbasë miqtë e saj.
”Tarifa, në momentin kur e ka humbur kuptimin e orientimit nga Serbia dhe bëhet për konsum të brendshëm nuk fiton”.
”Në momentin kur na bëhet pengesë për bashkëpunim me BE-në dhe SHBA- në nuk fiton… Të gjithë e kemi një mllef, kemi vuajtur shumë prej Serbisë”.
”Serbia ka qenë e padrejtë, është e padrejtë”, shtoi ai për televizionin publik të Kosovës.
”Ne duhet të tregohemi të mençur. Ku po mendojmë të arrijmë dhe a mund të arrijmë pa këta partnerë, si SHBA-ja dhe BE-a?”, theksoi Veseli.