Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni me homologun e tij Talat Xhaferi, u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin për çështjen e emrit dhe të përcaktohen për një Maqedoni evropiane.
I bëj thirrje te gjithë qytetareve të Maqedonisë që me 30 shtator të dalin në votim dhe të përcaktohen për BE dhe NATO”- deklaroi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.