Veseli takon bashkëluftëtarët e tij të cilët lanë Amerikën për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka takuar bashkëluftëtarët e tij nga batalioni “Atlantiku”, njofton Klan Kosova.

Marketing

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, me ç’rast ka thënë se i ka ftuar që të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që të shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri”.

“U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency”.
“Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht”.

“Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë”, ka shkruar Veseli.