Veseli: Të orientohemi nga uniteti dhe t’i dalim ballë Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media, pasi është vendosur që seanca e thirrur nga opozita të mbahet nesër në ora 10:00. Veseli në këtë paraqitje ka vazhduar ta kritikojë opozitën se po akuzon pa fakte, madje ai ka thënë se drejtuesit e opozitës duhet edhe të kërkojnë falje. Ai ka thënë se Kosovës nuk duhet t’i rrezikohet sovraniteti.

Marketing

“Ne duhet të jemi te gjithë së bashku, për një shtet sovran. Nëse duam miqësi dhe partneritet me SHBA-të, duhet të kemi konsensuse politik”, ka thënë Veseli.
“Situata e sotme tregon që nuk duhet të flasim fjale të mëdha, e të tregojmë fuqi, por duhet të ulemi të gjithë së bashku te bëjmë një zgjidhje”.

Veseli ka thënë se shteti i Kosovës është i shenjtë dhe, sipas tij nuk duhet t’i rrezikohet sovraniteti.
“Opozita duhet te kërkoje falje publikisht, për akuzat e pa qena dhe për fjalët e renda që ka thëne vazhdimisht. Duhet te orientohemi nga uniteti, dhe t’i dalim balle Serbisë”, ka thënë Veseli.

I pari i Kuvendit ka thënë se hapi i koalicionit ka qenë shumë i qartë dhe i drejtë.
“..të gjithë kane hapësire edhe opozita aty. Nëse ka ide me kreative opozita ejani dhe nisë tregoni të hapur jemi”.

Marketing