Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, në një konferencë para gazetarëve tha se e pranon vendimin e kryeministrit Haradinajt, por gjithsesi theksoi se ai nuk i ka paralajmëruar aspak e madje nuk është konsultuar me ta
“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake.” tha Veseli.
Kryetari i PDK’së gjithashtu tha se partia e tij është “e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që do të mbahen, dhe se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme”.
Sa i përket datës së zgjedhjeve, Veseli tha se do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe partive tjera të opozitës.
Ai gjithashtu bëri thirrje që ftesat e Gjykatës Speciale të mos shkaktojnë pasiguri tek qytetarët.
“Ftesat që vijnë për bashkëluftëtarët tanë, nuk duhet të shkaktojnë huti apo pasiguri tek qytetarët” tha Veseli.