Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoni është përgatitur veshje unike për liturgjinë që do të mbahet në Shkup.
Veshja e veçantë është dhuratë nga çifti Dragan Georgievski dhe Marija Georgievska-Ristovska, ndërsa është punuar nga 100 për qind lesh i kombinuar me fije të arit. Sipas informacioneve nga faqja zyrtare me rastin e vizitës së papës në Maqedoni, veshja brenda saj përmban motive kombëtare maqedonase dhe të krishterimit.