Vetëbesimi i fëmijëve është në dorën e prindërve

Vetëbesimi dhe kënaqësia janë thelbësore kur bëhet fjalë për zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijës. Fëmijët duhet të provojnë çdo gjë që nxjerr në pah potencialin e tyre. Është përgjegjësia e prindërve dhe të rriturve të tjerë në jetën e fëmijëve për t’i ndihmuar ata të kalojnë nga fëmijëria në moshën e rritur me vetëbesim dhe kënaqësi në zemrat e tyre, shkruan oranews.

Marketing

Prindërit duhet të ndjekin këto strategji për të rritur vetëbesimin dhe kënaqësinë e fëmijëve të tyre:

Vazhdimisht shqyrtoni aftësitë dhe talentet e fëmijëve

Prindërit duhet të kenë strategjinë e tyre për të identifikuar se për çfarë duhet të angazhohen fëmijët e tyre. Vëzhgojeni atë nëpërmjet rutinës dhe aktiviteteve të ditës. Çfarë dëshiron ai të bëjë gjithë kohën? Çfarë është më e thjeshtë për të sesa për të tjerët në familje?

Njihni se çfarë e bën atë të lumtur, pastaj ofrojini atij mundësi për të ndjekur aktivitete që e lejojnë të përdorë talentin e tij. Për shembull, nëse zbuloni se fëmija juaj është i spikatur në basketboll, shtyjeni atë të bëhet pjesë e një skuadre basketbolli për të rinj. Shikoni vetëbesimin dhe kënaqësinë e fëmijës suaj të rritet kur ai ndalon skuadrën tjetër të shënojë ose gjuan saktë në kosh.

Kultivoni marrëdhënie kuptimplota për fëmijët tuaj

Marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të shëndetshme janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve dhe prindërit duhet të nxisin fëmijët në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive. Duhet të keni parasysh se disa fëmijë duhet të mësohen sesi të krijojnë marrëdhënie. Prindërit duhet të japin modelin e tyre tek fëmijët, më marrëdhënie kuptimplota me miqtë e tyre dhe njerëzve të tjerë me të cilët ndërveprojnë në komunitet. Kur fëmija është në parashkollor ose në shkollë , organizoni takime me lojëra për të ndihmuar ndërveprimin me bashkëmoshatarët.

Merrni iniciativën të ndërtoni bashkësi për të mbështetur fëmijët tuaj

Prindërit duhet të hetojnë se cilat grupe, situate apo aktivitete janë mjedise më të përshtatshme për të mbështetur më së miri besimin dhe kënaqësinë e fëmijëve të tyre. Kjo është një lëvizje për të krijuar një komunitet sa më pozitiv, ku fëmija mund të përjetojë sukses. Kërkoni njerëz pozitivë dhe mbështetës për fëmijët tuaj. Ndihmoni mësuesit, trajnerët, anëtarët e familjes dhe të rriturit e tjerë të kuptojnë se vetëbesimi dhe kënaqësia janë gjithçka për mirëqenien e fëmijëve.