Ende shumë të vdekur, 415 persona në 24 orët e fundit, por treguesit vijojnë të shkojnë në drejtimin rënës edhe përsa i përket numrit të infektimeve të reja.
Në 24 orët e fundit ka rënë në nivelet më të ulëta numri i rasteve të identifikuara në raport me tamponët e kryer, në Itali. Vetëm një rast në 27 tamponë.
Kjo është premisë që numri i rasteve pozitive është në rënie, ashtu sikurse vijon të rritet edhe numri i personave në terapi intensive. Sot ka rënë edhe numri i personave që kanë qenë në izolim në banesë.