Vetëm 20% e qytetarëve të Maqedonisë blejnë on-line

Maqedonia është e parafundit në rajon në përdorimin e tregtisë elektronike. Ndonëse të gjithë qytetarët në këtë kohë kanë qasje në internet, vetëm 20% prej tyre marrin guximin për të bërë blerje elektronike.

Marketing

Nga Asociacionit për Tregti Elektronike konstatojnë se qytetarët në të shumtën e rasteve rezistojnë të bëjnë blerje përmes internetit për shkak të mungesës së njohurive, frikës nga hakerimi i të dhënave apo edhe mosbesimit ndaj produkteve të ofruara on-line.

“Vitin e kaluar vetëm 20% e popullsisë me qasje në internet ka bërë blerje elektronike dhe nëse krahasomi me vitin 2010, tani kemi rritje graduale, por nëse krahasohemi me vendet e zhvilluara elektronike, atëherë në këtë listë Maqedonia është e parafundit, gjegjësisht jemi para Malit të Zi në përdorimin e ulët të tregtisë elektronike”, deklaroi kryetarja e Asociacionit për Tregti Elektronike, Nina Angelovska.

Autoritetet apelojnë për rritjen e vetëdijes dhe të kapaciteteve të ndërmarrjeve, por dhe edukimin e popullsisë për aftësitë dixhitale. Gjithashtu rekomandohet dhe rishikim i rregullores ekzistuese dhe harmonizimin e së njëjtës me direktivat europiane. Blerja e parë elektronike në vend është bërë në vitin 2007.

Marketing