Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës në Preshevës janë shqiptarë.

Marketing

Këtë Mustafi e ka thënë duke u bazuar në hulumtimin “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Mustafi ka thënë se Lugina mbetet rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi e me papunësi mbi 60 për qind. Sikurse të mos mjaftojë kjo, Mustafi thotë se komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.

“Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin. Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj)”, ka shkruar ai.

Në Luginën e Preshevës, siç ka shkruar Mustafi, shqiptarët përfaqësohen në institucione ndërmarrje publike me 28 për qind, apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

https://www.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/10228295428706649

Marketing