Vetëm 32 vjeç, prezantuesi i BBC ndahet nga jeta papritur

Prezantuesi i degës skoceze të BBC, Nick Sheridan u nda nga jeta pa pritur në moshën 32 vjeçare.

Marketing

Lajmi i shokoi të gjithë, ndërsa kryeministri Humza Yousaf i bëri homazh Sheridan sot në parlament duke e quajtur “gazetar e autor shumë i talentuar”.

Edhe ish-kryeministrja Nicola Sturgeon shprehu keqardhjen për fytyrën e njohur televizive që të gjithë e kujtonin si një “djalë i dashur”.

Gazetari i njohur dhe autor me origjinë nga Irlanda kishte humbur ndjenjat teksa vraponte thanë miqtë e tij.

Kjo raportohet se i kishte ndodhur dhe një herë tjetër para dy javëve teksa kishte kaluar një aneurizëm në tru (bllokim venash), shkruan rrjeti Daily Mail.

BBC Scotland njoftoi vdekjen e tij duke thënë se Sheridan kishte vdekur nga një ‘sëmundje e shkurtër’, pa dhënë detaje të tjera.