Vetëm futbollistët rezervistë të Barcelonës vlejnë më shumë se ekipi i Kosovës, Shqipërisë dhe RMV-së

Klubi blaugran, Fc Barcelona, përbën një nga skuadrat më të vlefshme sa i përket reputacionit që i derivon nga cilësia e lojës; futbollistëve legjendar që kanë qenë në gjirin e saj dhe sukseset e shumta të skuadrës në rangje e kompeticione të ndryshme, shkruan Insporti.Por, vlera e Barcelonës, gjegjësisht e futbollistëve të saj nuk është e reduktuar vetëm në aspektet e rezultateve pozitive të klubit. Krahas vlerave të sipër theksuara, balugranët spikasin edhe për vlerën e futbollistëve të tyre në rrafshin monetar.Insporti ua prezanton vlerën e 11 futbollistëve rezervistë të Barcelonës, e cila, prape, si për nga cilësia por edhe nga pesha monetare i rivalizon nëse mos prevalon edhe përbërjen startuese të shumë skuadrave e Kombëtareve, ndër to edhe atë të Turqisë, Polonisë, Shqipërisë e Kosovës.
Coutinho, 40 milion
Braithëaite, 9 milion
Griezmann, 60 milion
Puig, 18 milion
Pjanic, 28 milion
Trincao, 25 milion
Firpo, 10 milion
Umititi, 10 milion
Lengelt, 25 milion
Roberto, 25 milion
Neto, 10 milion
Pra, në total, vlera e rezervistëve të Barcelonës është 260 milion, teksa në bazë të statistikave të Transfermarket, vlera e Përfaqësueses së Kosovës është 77 milion, kurse ajo e Shqipërisë arrin vlerën e 107 milion dhe Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut vlen vetëm 61 milion – që do të thotë as të tre Kombëtaret së bashku nuk arrijnë shifrën prej 260 milion.Vlenë të potencohet se, ekipi rezervistë i Barcelonës vlen më shumë se ekipet Kombëtare të Turqisë, Polonisë e Norvegjisë.

Marketing