Vetëm në muajin mars qytetarët kanë shpenzuar 10 milionë euro në e-shitore

Afër 30 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut në e-shitore në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa vetëm në mars 10,1 milionë.

Marketing

Analiza e Asociacionit për e-tregti tregon se gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 qytetarët e Maqedonisë me kartela vendore drejtë e-shitoreve kanë shpenzuar gjithsej 28,9 milionë euro onlajn, që paraqet rritje prej 17,9 milionë euro (61,5 për qind) sa i përket periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

“Pandemia me virusin korona ndikoi drejtë ndryshimit të shprehive të blerësve vendorë, të cilët një pjesë të madhe të blerjes onlajn në vend drejtë vendeve të huaja e ridrejtuan kah e-shitoret. Ndikim në këtë gjithsesi ka edhe mbyllja e kufijve dhe kompleksiteti i cili u paraqit me vonesën e dërgesave të produkteve të blera nga jashtë, si dhe frikën nga porosia e produkteve të cilat dalin para së gjithash nga vende të cilat ishin me numër të madh të të infektuarve nga virusi Kovid-19”, bëjnë të ditur në analizë.

Nga Asociacioni thonë se të dhënat për rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve tregojnë për atë se qytetarët po arrijnë gjithnjë e më shumë besim drejtë e-tregtisë dhe porosive onlajn, veçanërisht drejtë e-shitoreve.

“Një pjesë e madhe e transaksioneve të cilat në periudhën paraprake janë derdhur nga shtetit onlajn, drejtë vendeve të huaja gjatë tre muajve të parë, ndërsa veçanërisht në muajin mars janë ridrejtuar drejtë e-shitoreve”, qëndron në analizë.

Kufizimet e lëvizjes që ishin në fuqi që nga mesi i marsit, numri i rritur i shitoreve onlajn të reja të hapura në Maqedoninë e Veriut, e me këtë edhe ofertën më të madhe të produkteve dhe shërbimeve onlajn nga ana e kompanive vendore, vlera e transaksioneve drejtë e-shitoreve vendore është rritur në krahasim me e-shitoret e huaja. Konkretisht, 59,4 për qind e vlerës të transaksioneve onlajn të realizuara me kartela pagesore të dhëna në vend kishin mbetur në vend, përderisa 40,6 për qind e transaksioneve janë realizuar drejtë onlajn tregtarëve jashtë vendit.

Nga Asociacioni vlerësojnë se vetëdija për e-tregti po ndryshohet, ndërsa bum të e-tregtisë ka pasur në muajin mars.

“Poseduesit e kartelave pagesore vendore (kartela pagesore të dhëna nga bankat e Maqedonisë), dukshëm e kanë rritur numrin dhe vlerën e transaksioneve onlajn në mars të vitit 2020 drejtë e-shitoreve që funksionojnë në vend. Numri i transaksioneve onlajn të realizuara nga ana e personave fizikë në muajin mars të këtij viti, në interes të vendeve virtuale të shitjes në Maqedoni shënon rritje prej 99 për qind në krahasim me muajin mars të vitit paraprak. Konkretisht, këtë vit janë realizuar gjithsej 367.535 transaksione, për dallim nga viti paraprak kur ishin realizuar 184.652 transaksione”, bëjnë të ditur nga Asociacioni.

Shtojnë se nëse merret parasysh vlera e transaksioneve onlajn të realizuara me kartela pagesore vendore në vend, gjithashtu, ka rritje të madhe duke pasur parasysh se gjatë muajit mars të vitit 2020 janë shpenzuar 10,1 milionë euro nga blerësit në Maqedoni drejtë kompanive në Maqedoni që shesin onlajn, për dallim prej 5,2 milionë euro gjatë muajit mars 2019. Bëhet fjalë për rritje prej 94,2 për qind.

Në vend deri më 31 mars të vitit 2020 aktivë janë 1.078 pajisje virtuale. Sipas të dhënave për numrin e pajisjeve të vendeve virtuale të shitjes (ueb-faqe për e-tregti), deri më 31 mars të vitit 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut aktive janë 1.078 vende të shitjes. Bëhet fjalë për vende aktive të shitjes virtuale të regjistruara nga ana e pesë bankave të cilat për momentin ofrojnë e-tregti si pjesë e shërbimeve të tyre. Për periudhë prej tre muajve gjatë vitit 2020 numri i shitoreve onlajn u rrit për 58 të porsahapura, tregon analiza e Asociacionit.

Sipas të dhënave të cilat Asociacioni për e-tregti i siguroi nga pesë bankat të cilat e ofrojnë shërbimin e-tregti, vetëm në mars bankat kanë zbatuar 42 e-shitore të reja dhe sipas kësaj të dhëne në muajt janar dhe shkurt të këtij viti janë zbatuar gjithsej 16 e-shitore.