Veteranët kërkojnë nga Specialja raport mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Marketing

Veteranët shprehen të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës.

Sipas tyre ato nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale, e po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të informuar për gjendjen shëndetësore.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre.

Për shkak të gjendjes jo të mirë, ish-presidenti dhe ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, mungoi në seancën e djeshme gjyqësore në Hagë.

Po ashtu, ai mungoi edhe sot në seancën për ecurinë e çështjes./ Klankosova.tv