Veteranët sot në protestë gjithëpopullore, pas përjashtimit nga Ligji për pagën minimale

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë organizuar sot protestë gjithëpopullore, e cila pritet të mbahet para Kuvendit dhe Qeverisë nga ora 09:30.

Marketing

Protesta e veteranëve vjen pasi Kuvendi i Kosovës të martën, e ka kaluar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro.

Nëpërmjet një dispozite, deputetë të Vetëvendosjes dhe ata të Listës Serbe kanë vendosur që veteranët e UÇK-së të mos mund të përfitojnë pensione në lartësinë e pagës minimale të rritur, por ai do të mbetet 170 euro, sa është paga minimale aktualisht.

Ndryshe veteranët organizuan edhe një protestë tjetër e cila u mbajt më 6 qershor, dhe e cila e kishte penguar vazhdimin e seancës së paraparë për atë ditë, kur projektligji nuk qe miratuar në mungesë kuorumi.