Vetëvendosja nuk tërhiqet për Haxhiun, “kërcënon” me zgjedhje të reja

Ka dështuar përpjekja e gjashtë e deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu as kësaj radhë nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota për kryetare të parlamentit.

Partitë politike vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e njëjta. Vetëvendosje nuk do që të ndryshojë emrin e kryeparlamentarit. Opozita nuk e duan emrin e Haxhiut si kryeparlamentare.

E Haxhiu thotë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse ajo nuk votohet për kryetare të parlamentit.

Seanca do të vazhdojë të dielën.

Marketing