Vetëvendosje e rrëzon në Kuvend projektligjin për tërheqjen nga Trusti

Pas debateve të shumta, në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim Projektligji për Tërheqjen e Mjeteve nga Trusti.

Marketing

I njëjti ka marrë 44 vota pro, 57  kundër dhe 1 abstenim, shkruan lajmi.net.

Partia në pushtet, VV, vazhdimisht ka qenë zëshëm kundër kësaj ideje, teksa opozita ka qenë e bashkuar në kërkesën për t’u votuar pro.

Iniciuesi, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se në shtator ky Projektligj mund t’i dorëzohet sërish Kuvendit si iniciativë qytetare.

Marketing