Shenjat e gjakut ende mund të vëreheshin në vendin ku një 70 vjeçar, u vetëvra.
Ai ishte i shtruar në COVID qendrën “8 shtatori” para një jave, e gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe është vendosur në qendrën intensive.
Sipas kumtesës që u lëshua nga spitali, ai ka qenë edhe nën observim psikiatrik për shkak se me rëndimin e gjendjes shëndetësore, iu janë shfaqur edhe probleme psikike.
SPITALI “8 SHTATORI”
Edhe përkundër të gjitha masave të mara, pacienti në orët e herëta të mëngjesit ka kërcyer nga dritarja e katit të parë. Është ndërmarrë e gjithë procedura për reanimim por ai nuk ka mbijetuar. Në orën 07:30 është konstatuar vdekja.
Për rastin janë njoftuar Ministria e shëndetësisë, MPB-ja, Prokuroria publike dhe Inspektorati sanitar shëndetësor.