Vetëvritet adoleshentja shqiptare, ja çfarë dyshohet

Një akt vetëvrasje është raportuar në Greqi. Mësohet se një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e varur brenda banesës së saj.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në Rizari të Bashkisë Edessa.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë nga Griqan i Elbasanit dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.

Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas një zhgënjimi dashurie.