Vetingu në gjyqësor,pas zgjdhjeve të 12 prillit

Vetingu në sistemin e drejtësisë nuk mund të realizohet para zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se procesi që pritet të nis nga Prokuroria Publike duhet të kaloj përmes një debati të gjerë dhe me 2/3 të votave në Kuvend. Deskoska informoi se resori i saj në ndërkohë është duke hartuar kornizat ligjore për vazhdimin e reformave në drejtësi.

Marketing

Ka mbetur edhe Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji për ndryshimet në Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe disa ligje të tjera që janë ende në pritje, por nuk do të ketë ndonjë ndryshim dramatik që institucionet të presin për zbatim. Mbetet sfida kryesore për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Këshillin Gjyqësor që të fillojnë zbatimin e këtyre reformave të bëra në kornizën ligjore në mënyrë që të krijojmë një gjyqësor dhe prokurori të pavarur dhe profesionale- deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski tha se me zbatimin e vetingut do të shkelet kushtetuta dhe ligjet aktuale, pasi që Prokuroria është një institucion i pavarur. Ai tha se kontrolli i punës së prokurorëve duhet të bëhet me forca të brendshme, ndërsa ndërkombëtarët nuk mund të zbatojnë veting, pos të kenë rol këshillëdhënës.

Po, duhet të ketë kujdes që mos të shkelet Kushtetuta dhe ligjet nëse zbatohet një proces i tillë. E vetmja që mund të kryej kontrolle janë sektorët brenda institucionit të Prokurorisë publike, kështu është sipas ligjit. Megjithatë, nëse ka dyshime për korrupsion ka organe të jashtme, të cilat janë të obliguara për të hetuar të gjitha rrethanat nëse ekziston bazë dyshimesh për kryerje të veprave penale e lidhur me korrupsionin- tha Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Këto komente u thanë në dialogun e organizuar nga Instituti për politikë evropiane se si të zbatohet strategjia e reformave në sistemin e drejtësisë. Sipas tyre, vetingu duhet tu përgjigjet dy pikave kryesore: gjendja e pasurisë së tundshme dhe të patundshme e gjykatësve dhe prokurorëve, konform të ardhurave të tyre si dhe ushtrimi i funksioneve sipas përgatitjes profesionale dhe përvojës së punës. Rekomandimet e tyre janë se organeve aktuale si Komisioni Anti-Korrupsion, Policia Financiare dhe të tjera duhet t’i paraprijë një Këshill i krijuar nga vendorët dhe ndërkombëtarë posaçërisht për procesin e vetingut.

Marketing