Veto bullgare/ Zaev: Është padrejtësi, të gjejmë zgjidhje europian

etoja bullgare nuk duhet marrë për shkas që të krijojmë armiq, tha kryeministri Zaev. Edhe pse e konsideron si padrejtësi nga fqiu lindor, thotë se do të angazhohet për zgjidhje evropiane. Theksoi se gjuhën e urejtjes, në të cilën thirret Bullgaria, mund ta sanksionojë vetëm në instutucione.
“Sado që të jetë e dhimbshme kjo që e përjetojmë si padrejtësi ndaj nesh, sërish duhet të gjejmë zgjidhje evropiane, përmes dialogut, gjetjeve të reja, dhe duke kuptuar njëri tjetrin për pozitat tona. Ne, për pozitën bullgare, ato për pozitën tonë maqedonase, që të mund të gjejmë zgjidhje. Vetëm kështu mund t’ia dalim. E patë që dje, menjëherë morrëm masa për shkarkimin e kryetarit e Këshillit mbikqyrës të institucionit publik, MIA. Marrin masa atje ku kemi kompetencë. Në demokraci, qytetarërt vetëm mund t’i lusim.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Zaev hodhi poshtë kërkesën e opozitës për takim liderësh, për të ndërtuar konzensus kombëtar për këtë çështje. Theksoi se bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes bëhen në kuadër të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe tejkalimi i dallimeve kërkohet brenda kësaj kornize. Konsideron se pozicionimi i opozitës nuk është në favor të tejkalimit të dallimeve dhe pala bullgare mund ta merr si motiv për zënka të reja, gjë që nuk është në favor të vendit dhe integrimit në BE.
Marketing