Sanksione efektive kundër Bullgarisë për arsye se nuk e tërheq veton ndaj Maqedonisë për nisje të bisedimeve me Bashkimin Evropian, paralajmëroi kongresmenia Klaudija Teni në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ajo thotë se është duke u shqyrtuar mundësia për formimin e një koalicionit në Kapitol Hill, i cili do të punonte në drejtim të ushtrimit të presionit mbi Sofjen zyrtare.
“Po të gjenim lloj sanksionesh të cilat do të ishin efektive për t’i ulur ata në tryezë ose diçka tjetër që do ta nxiste zgjidhjen e këtij konflikti dhe sjelljes së pahijshme e cila në të ardhmen do të mund të shkaktojë agresion ose probleme të tjera në këtë rajon”, tha Kllaudija Teni, kongresmene e SHBA-ve.
Kontesti i imponuar nga Bullgaria dhe negociatat që po zhvillohen me Sofjen zyrtare ishin pjesë e debatit në Forumin “100 ditë Qeveri”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk mund të arrihet sukses në qoftë se ai nuk themelohet në vlerat evropiane dhe ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve të të dyja vendeve.
Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!
“Suksesi i këtyre bisedimeve dhe suksesi i një zgjidhjeje të qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një bisede të bazuar në vlerat evropiane, në parimet e respektit mes institucioneve dhe qytetarëve dhe në parimin e dinjitetit të cilin duhet ta ruajnë të dyja palët”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq thotë se jemi të gatshëm për hapjen e bisedimeve aderuese dhe se në klasterin e parë “Themelet” renditemi më mirë se vendet të cilat tashmë janë duke negociuar, por shton se është shumë me rëndësi që të na jepet mundësi për ta nisur procesin.