Instrumentisti i njohur nga Kosova, Xhemil Xhini, është përfshirë në një incident së fundmi.
Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.
I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Xhini, i cili vije nga qyteti i Prizrenit është njëri nga instrumentistët më të njohur në Kosovë.