Vetura e vrasësve gjendet e djegur, në kërkim edhe bashkëpunëtorë tjerë (FOTO)

 Gjendet e djegur vetura “Audi 6”, me të cilën katër vrasësit e trefishtë arritën të ikin nga vendi i krimit, konkretisht nga lokali “Shisha Bar”, ku mbeti i vrarë në vendngjarje Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, ndërsa në spital ndërroi jetë edhe Tahla Ali, kamerieri i lokalit.

Marketing

Targat e veturës, siç merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, ishin targa të falsifikuara, ndërsa veturës i është vënë flaka në afërsi të unazës se Shkupit. Sigurisht, thonë burimet për KOHA, vrasësit kanë pasur bashkëpunëtorë tjerë, të cilët i kanë ndihmuar në ikje pasi e kanë djegur veturën.

Ndryshe, ekzekutimi ka ndodhur sonte, rreth orës 20:30, ndërsa katër vrasësit – të maskuar dhe të armatosur edhe me kallashnikov, pasi kanë hyrë në “Shisha Bar” në Çarshine e Shkupit, janë drejtuar drejt Krivanjeves dhe Isenit, ndërsa plumbat e kanë kapur edhe kamerierin, të riun Tahla Ali.