Vetura “Ford” pasi goditi rëndë qytetarin në vizëbardhat, iku menjëherë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut, informoi se dje rreth orës 10:30 një veturë ka goditur rëndë këmbësorin, raporton Portalb.mk.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Partizanski odredi”, kur vetura “Ford Galaxy” me targa bullgare, ka goditur në vizëbardha këmbësorin 78 vjeçarin V.D.

Si pasojë e kësaj goditje,viktima ka lëndimë të rënda trupore, duke u dërguar menjëherë në Qendrën klinike “Nëna Tereza”.

Policia po heton rastin, përkundër asaj se shakatari i aksidentit ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.