Në rrugën ,,Ivo Lola Ribar,, në Tetovë, dje (26-nëntor) rreth orës 17.00, vetura e tipit ,,Rover,, me targa të regjistrimit të Tetovës, të cilën e ka drejtuar një person i panjohur deri më tani, ka aksidentuar këmbësoren 72 vjeçare E.V. nga Tetova, dhe menjëherë pas aksidentit ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe ka shkuar në drejtim të panjohur.
Nga aksidenti E.V. ka marrur lëndime të rënda trupore ( frakturë në krahun e djathtë), dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për marrjen e ndihmës mjekësore.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe detajet tjera në veçanti.